Arrestohet në Shqipëri 29-vjeçari që po trafikonte eksploziv drejt Kosovës

Policia e Shqipërisë ka sekuestruar drogë, tritol dhe municion luftarak gjatë operacionit “Varkëtari”, zhvilluar mes Pukës dhe Tropojës.

Në pranga ka rënë një 29-vjeçar me inicialet L.P., i cili dyshohet se kishte sjellë materialet me varkë nga Puka dhe synonte t’i trafikonte drejt Kosovës.

Gjatë kontrollit në fshatin Dushaj, në makinën “Volkswagen” të të dyshuarit u gjetën 1.2 kg kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 metra fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak dhe një shumë parash.

“Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dushaj, duke lëvizur me automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak, të cilat dyshohet se i kishte transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku kishte parkuar automjetin me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë”.

Autoritetet thonë se po vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë dhe policinë e Kosovës, për identifikimin e personit që pritej t’i blinte materialet në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika