Mijëra në Tetovë për t’i dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit Shpat Kasapi

Tetova ka qenë në zi sot, pasi atje u varros këngëtari Shpat Kasapi. Familjarë, miq e bashkëpuntorë, mes lotëve e kujtuan atë si një personalitet të veçantë e i cili i ka dhënë shumë kulturës shqiptare

Mijëra persona u mblodhën këtë të dielë në Tetovë, ku iu dha lamtumira e fundit këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi.

Fillimisht, homazhet në nderim të artistit të ndjerë u zhvilluan në Pallatin e Kulturës, ku kolegë dhe qytetarë ndanë kujtime për të.

Atyre, nga foltorja mes shumë emocioneve, ju drejtua motra e Shpatit, Jehona Kasapi.

“I vockel Shpati, Zoti e pastë pranë vetes i jep paqe dhe qetësië,i paharruar qoftë kutjimi për ty, zemra e motrës”.

Bashkëpuntorë që e kishin njohur nga afër e kishin ndarë profesionin, humbjen e tij e konsideruan të rëndë.

“Sot jam para jush me një dhimbje, që nuk di si ta përshkruaj, në këtë skenë, pikërisht këtu ku unë dhe Shpati kemi filluar për herë të parë së bashku sot jam këtu  në këtë skenë që për ne të dy nuk ka qenë vetëm skenë”, ka thënëBig Mama – Këngëtare.

“ Akoma nuk e besoj dot që kemi humbur Shpatin. Shpati ka qenë gjithmonë shumë i gjallë, nuk mund ta shikoj shpatin në këtë mënyrë”, ka thënë Rovena Stefa – Këngëtare.

Edhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, përveç për Tetovën, tha se vdekja e Shpat Kasapit është edhe humbje e madhe për skenën kulturore.

“Unë vec do të them që ndoshta më së shumti vlen thënia që Zoti perëndia i merr gjithmonë afër vetës njerëzit e mirë për më shumë që kjo botë e padrejtë nuk e meritoi Shpati dhe Zoti e morri shumë më herët sesa e pritëm”.

Nga hapësirat e Pallatit, arkivoli u nis në drejtim të varrezave të qytetit.

Në cermoninë e varrimit familja, miqtë dhe adhuruesit u mblodhen për të ndarë dhimbjen dhe për t’i dhënë një përshëndetje të fundit.

Artisti i njohur shqiptar, vdiq në moshën 40 vjeçare në Itali, si pasojë e një sulmi kardiak.

Me rastin e vdekjes së tij të parakohshme, ngushëllime familjes i kanë shprehur personalitete të ndryshme nga fusha e kulturës dhe jeta publike nga të gjitha trojet shqipfolëse, duke e konsideruar vdekjen e tij si një humbje të madhe./TVDukagjini

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika