Pesë burra janë arrestuar nga Policia e Kosovës të dielën në mëngjes në fshatin Berbishtë të Leposaviqit, pasi dyshohet se kishin dalë për gjueti me armë për të cilat nuk posedonin leje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 07:00.
Gjatë kontrollit, nga të dyshuarit janë konfiskuar pesë pushkë gjuetie, një pushkë karabinë si dhe 68 fishekë të armëve të gjuetisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.