Krasniqi nga Germin: Hapja e qendrave të votimit jashtë ambasadave kërkon autorizim dhe plan sigurie nga shteti pritës

Lirim Krasniqi nga Germin në FIVE në RTV Dukagjini ka folur lidhur me vendimin e PZAP-s për procesin e votimit në diasporë.
Ai ka thënë se tashmë kemi një përvojë lidhur me procedurën e hapjes së vendvotimit brenda misioneve diplomatike.

“Kjo procedurë e votimit është organizuar në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti dhe nuk ka asnjë lloj problemi duke pasur parasysh statusin e qendrave të misioneve diplomatike ose objekteve të misioneve diplomatike, ku ne si shtet e kemi të drejtën e organizimit pa pasur nevojë për procedura shtesë lidhur me shtetin pritës.”

“Sa i përket hapjes së qendrave të votimit jashta misioneve diplomatike, përveç organizimit tonë si shtet edhe nga ana e KQZ-s ashtu edhe nga ana e MPJD-s, kërkohet edhe autorizimi zyrtar i shtetit pritës. Dhe në këtë kërkesë për autorizim, të cilën ne do duhej t’ia bënim (MPJD dhe KQZ), shteti pritës, bazuar në praktikën ndërkombëtare, kërkon një plan operacional, logjistik dhe të sigurisë, sepse aty përfshihen edhe infrastrukturat e sigurisë që në disa raste mund t’i ofrojë edhe shteti pritës, mirëpo për këtë duhet të ketë një kërkesë diplomatike nga institucionet tona.”

Më tej ai ka thënë se, edhe nëse KQZ do të kërkonte deri në këtë pikë, nuk do të garantohej se ato pika do të hapeshin, sepse kjo varet edhe nga shteti pritës.

Në fund, Krasniqi ka thënë se PZAP e ka marrë këtë vendim për shkak se nuk ka pasur dokumentacion shtesë që do të ofronte këtë siguri për organizimin e votimit jashtë përfaqësive diplomatike.

“Në mungesë të këtyre garancive, PZAP ka rezultuar me një vendim që e kufizon organizimin e votimit fizik vetëm në misionet diplomatike”, ka thënë Krasniqi ndër të tjera.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika