”AAK do ta kaloj pragun” – Mushkolaj: NISMA ende mund t’i bashkohet LDK-së para zgjedhjeve

Analisti Imer Mushkolaj në Debat Plus, duke komentuar koalicionet parazgjedhore të subjekteve politike, ka thënë se ende ka kohë që NISMA Socialdemokrate e Fatmir Limajt të bëhet bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Ai tutje ka thënë se kohëve të fundit bisedat e dëgjuara kanë qenë LDK–NISMA.

“S’kam dëgjuar për PDK–NISMA, dhe është demantuar prej drejtuesve të PDK-së që ka pasur biseda të tilla, të paktën zyrtarisht; nuk ka pas as me të Vetëvendosjes, të paktën aq sa është bërë e ditur. Kështu që mbetet LDK–NISMA, pavarësisht që është regjistru mbrëmë si parti që merr pjesë në zgjedhje, fare lehtë mundet me ndodh me u bë pjesë e listës së LDK-së dhe me u tërheq prej garës si parti e vetme.”

Mushkolaj tutje ka thënë se Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) koalicioni me NISMA-n e ka dëmtuar në zgjedhjet e shkurtit.

“Këtë nuk po e themi kështu, por këtë e pranojnë edhe zyrtarët e Aleancës, të paktën në bisedat që i kam pas me ta, por edhe me njerëzit që e votojnë AAK-n. Dhe jo rastësisht z. Haradinaj, kryetar i AAK-së, në njëfarë forme e ka një bindje që mundet me kalu pragun edhe tash që do të konkurrojë i vetëm në zgjedhje, edhe besoj që kjo do të ndodhë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika