Dy persona në Gjilan kanë marrë lëndime trupore pasi janë goditur nga rryma elektrike gjatë punës në ndërrimin e njehsorëve.
Sipas Policisë, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe inspektori i punës, ndërsa prokurori është njoftuar për rastin.
Policia ka cilësuar incidentin si “asgjësim, dëmtim ose heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim të sigurisë në vendin e punës”.