Osmani për Ibrahim Rugovën: Arkitekt i pavarësisë së Kosovës e frymëzim i përhershëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar ish-Presidentin Ibrahim Rugova në 81-vjetorin e lindjes së tij, duke e cilësuar atë si arkitekt të pavarësisë dhe simbol të qëndresës së Kosovës.

Në një postim, Osmani theksoi se Rugova mbetet frymëzim i përhershëm dhe udhërrëfyes drejt lirisë dhe pavarësisë.

Ajo ka theksuar urtësinë, kulturën politike dhe vizionin largpamës të presidentit historik, i cili ngriti çështjen e Kosovës në majat e diplomacisë botërore.

“I lindur 81 vjet më parë, arkitekti i pavarësisë, Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe vendosmërisë në kohë të errëta, si dhe udhërrëfyes drejt lirisë dhe pavarësisë. Me urtësinë, kulturën politike dhe vizionin largpamës, Presidenti Rugova e ngriti çështjen e Kosovës në majat e diplomacisë botërore.

Ai mbetet frymëzim i përhershëm, simbol i qëndresës dhe i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike. Trashëgimia e Presidentit është testament për paqen, për shtetin sovran dhe të integruar në familjen euro-atlantike. Lavdi jetës, veprës dhe idealit të Presidentit historik”, ka shkruar Osmani.

Përvjetori i lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika