Ukë Rugova në listën zgjedhore të LDK-së

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar sot se Ukë Ibrahim Rugova do të jetë pjesë e listës zgjedhore të LDK-së, pas kërkesës së bërë nga Familja Rugova.

Abdixhiku vizitoi zonjën Fana dhe familjen Rugova në 81-vjetorin e lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke zyrtarizuar përfshirjen e Ukës në garën zgjedhore.

Në këtë vizitë, Abdixhiku foli për rrugën e nisur nga Rugova tre dekada më parë, për sakrificat dhe vendosmërinë e tij, si dhe për mesazhin që vazhdon të mbetet aktual për Kosovën, forcë paqësore, përkushtim demokratik dhe orientim drejt botës perëndimore.

“Kjo është arsyeja pse Rugova ka vetëm ditëlindje. Sepse drita e tij nuk fiket; historia e tij nuk harrohet; rruga e tij nuk tjetërsohet. Në këtë ditëlindje, ne kujtojmë jo vetëm shqiprarin më të madh të kohërave; kujtojmë një drejtim, një projekt, një ëndërr. Kjo ëndërr na thërret edhe sot”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas tij, trashëgimia e Rugovës përfshin vizionin e një Kosove euroatlantike, të paqes, stabilitetit dhe qytetarisë, dhe mbetet udhërrëfyes për politikanët dhe qytetarët e sotëm.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika