Rama: Trafiku Urban rikthen shërbimin nga nesër

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se shërbimi i Trafikut Urban do të rikthehet normalisht nga nesër, pasi komuna ka realizuar pagesën ndaj ndërmarrjes sapo janë alokuar mjetet nga Ministria.

Rama tha se komuna ka reaguar menjëherë në momentin kur buxheti i paraparë është bërë i qasshëm dhe theksoi se qytetarët do të kenë sërish në dispozicion transportin publik pa pengesa.

“Sot, sapo u alokuan mjetet nga Ministria, ne si komunë menjëherë realizuam pagesën ndaj Trafikut Urban.

Nga nesër rikthehet shërbimi për qytetarët, të cilëve u kërkojmë ndjesë për shqetësimet dhe i falënderojmë për mirëkuptimin.

Punëtorëve të Trafikut Urban u shprehim mirënjohje të veçantë për korrektësinë dhe për punën e palodhshme që e bëjnë çdo ditë për kryeqytetin tonë.

Ju uroj punë të mbarë dhe shëndet!”, ka shkruar Rama në Facebook.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika