Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar dy raste të dhunimit, njëri në Malishevë e tjetri në Mitrovicë.
Siç bëhet e ditur në raport, në Malishevë më 2 dhjetor është arrestuar një burrë, pasi dyshohet ta ketë dhunuar një grua, njofton Dukagjini.
“Malishevë NN. Me 02.12.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare, Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
Ndërkaq në Mitrovicë është arrestuar një burrë për të njëjtën vepër.
“Mitrovicë 01.12.2025-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.