Miftaraj: Kurti e VV-ja për të mbet në pushtet përdorin çdo mjet e cenojnë edhe aleancën me SHBA-të

Ehat Miftari-IKD

Juristi dhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të martën për çka ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë.

Miftaraj vlerëson se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje përdorin çdo mjet që u vjen në dorë për të mbetur në pushtet dhe madje sipas tij shkojnë aq larg sa për të cënuar aleancën me Amerikën, njofton Dukagjini.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës po thonë se veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje cenojnë stabilitetin në Kosovë dhe interesat e Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Tani më secili qe ka pak mend në kokë e kupton dhe e dinë saktë se Albin Kurti dhe LVV për me mbet ne pushtet përdor çdo mjet qe i vjen ne dorë, shkon aq larg sa cenon edhe aleancën me ShBA.
Uria e LVV dhe Albin Kurtit për pushtet, financa, klientelizem, korrupsion ka shkuar ne nivel tjetër, në nivel te frikshëm”, ka shkruar Miftaraj.

Pyetja e Miftarajt është nëse “Presidentja Osmani do ketë guximin të reagojë dhe ta ruajë aleancën”.

“Por shtrohet pyetja nëse Presidentja Osmani do ketë guximin të reagoj, të ruaj aleancën me ShBA. Apo do vazhdoj të luaj lojën e LVV dhe Kurtit”.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika