Osmani dekoron aktivistët për të drejtat e personave me nevoja të veçanta, në Ditën Botërore të tyre

Vjosa Osmani - presidente e Kosovës.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë vendim që t’i dekorojë me Medaljen Presidenciale të Meritave një grup aktivistësh të cilët, me angazhimin e tyre të palodhshëm, kanë kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme për fuqizimin, mbrojtjen e të drejtave dhe përfshirjen dinjitoze të kësaj kategorie në shoqërinë tonë.

Siç bën të ditur Presidenca, të dekoruarit e sivjetshëm janë: Halit Ferizi (post mortem), Agim Vatovci (post mortem), Sabrije Zeqa (post mortem), Merita Voca (post mortem), Mexhid Foniqi (post mortem) dhe Hiljminijeta Apuk, njofton Dukagjini.

“Këta aktivistë, me avokimin e tyre publik, punën në terren dhe mbrojtjen e vazhdueshme të të drejtave të personave me nevoja të veçanta, kanë ndikuar në rritjen e vetëdijes shoqërore, avancimin e politikave publike dhe gjithpërfshirjen. Kontributi i tyre është shembull i përkushtimit qytetar dhe i vlerave, të cilat vazhdimisht i afirmon Presidentja Osmani”, thuhet në njoftim.

Medaljet e akorduara do të dorëzohen në ceremoninë e veçantë të ndarjes së dekoratave që do të mbahet në fund të muajit dhjetor 2025.

“Osmani ka theksuar se shoqëria jonë bëhet më e drejtë dhe më e fortë, nëpërmjet atyre që punojnë çdo ditë për barazi, dinjitet dhe përfshirje dhe se vlerësimi i tyre është një obligim institucional dhe moral”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika