Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka mohuar kategorikisht raportimet se më 28 nëntor Kosova ka importuar energji nga Serbia, duke theksuar se të dhënat zyrtare tregojnë qartë se importi nga Serbia në vitin 2025 përbën më pak se 1 për qind.
Në një konferencë për media, ai tha se pretendimet e opozitës janë të pavërteta dhe pjesë e një propagande të vjetër për të manipuluar opinionin publik.
Gjatë fjalës së tij, Muja u ndal edhe te historia e importit të energjisë elektrike, duke akuzuar partitë që kanë qeverisur në të kaluarën se kanë mbështetur në masë të madhe furnitorët nga Serbia.
“Në pesë vitet e fundit ajo çfarë qytetarët e Kosovës dhe ju si gazetarë duhet të informoheni e kemi një mega file të të gjitha vlerave, shitjeve dhe kontratave të energjisë elektrike për vend dhe furnitor që nga viti 2008. Do të jetë e qasshme për ju dhe njëherë e mirë ta sqaroni dilemën dhe akuzave dhe propagandës opozitare që ne e gjykojmë që është për të mbuluar krimin, qoftë përgjegjësinë e tyre të drejtpërdrejtë në kontrata por edhe për të mbuluar dëmin politik për dëmin që ua kanë bërë qytetarëve për shkak të një politike të gabuar të energjisë elektrike që nga 2006 posaçërisht në 2008, kur morën vendim PDK dhe LDK privatizimin e KEDS, e posaçërisht nga 2013 kur projekti i tyre për furnizimin e furnitorit të energjisë elektrike mori jetë. Pikë e parë është akuza se me 28 nëntor Kosova po importon energji elektrike nga Serbia, qytetarë të nderuar kjo është e pavërtetë.
Në fakt që nga koha kur kemi ardh ne, e kaltër nga 2008 deri diku kur ne kemi ardh në pushtet është importi i energjisë elektrike nga Serbia. Po, Kosova ka dominuar, importi i energjisë elektrike ka qenë privalent dhe furnitorët nga Serbia kanë qenë dominues deri në kohën kur ne kemi ardh në pushtet, qoftë përmes kontratave të drejtpërdrejta që i kanë nënshkruar akterët e KEK, akterë që sot dalin në intervista dhe akuzojnë për energji…”, ka thënë Muja.
Më tej, Muja ka theksuar se në tre-katër vitet e fundit importi i energjisë në Kosovë ka qenë kryesisht nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Danimarka.
Sipas tij, importi nga Serbia përbën më pak se 1%, çka e bën të pamundur që të argumentohet se vendi është mbështetur te energjia e Serbisë.
“Dhe pastaj nga 2020 e këndej. Sllovenia dhe në tri katër vitet e fundit është Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe Danimarka përbëjnë 94-95 për qind të gjithë importit të energjisë elektrike. Pra vendi kah po buron energjia elektrike, është Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Danimarka. Pjesëmarrja e Serbisë në tregun gjatë importit të energjisë elektrike në 2025 është më pak se 1 për qind. Këto janë të dhëna që i kemi marrë deri dje. Për ju që dëshironi ta verifikoni…ajo cka ju siguroj është se importi nga Serbia është më pak se 1 për qind”, ka shtuar Muja.
Një pjesë e akuzave lidhet me kompaninë NOA, e cila operon në tregun e energjisë dhe është përmendur në disa raportime mediatike.
Muja u shpreh kategorik se qeveria aktuale dhe LVV nuk kanë asnjë lidhje me këtë kompani, duke theksuar se ajo ka hyrë në treg shumë vite para se LVV të merrte pushtetin.
“Ne nuk e sollëm NOA-n ne Kosove. Askush nga ne nuk ka lidhje me NOA-n. E ftoj Prokurorinë ta hetoj deri ne fund. NOA ne Kosove erdhi fillimisht përmes KOSTT-it, me një kontrate per mbulimin e devijimin ne veri. Kontrata është nënshkruar ne Janar 2018. NOA kishte nenshkruar kontrate edhe me KEK-un, ne kohen e Njazi Thaçit., ka shtuar Muja.