“Jemi gati për gjithçka për t’i mbrojtur njerëzit tanë” – Rutte i përgjigjet kërcënimeve të Putinit

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke iu përgjigjur deklaratave të ashpra të Vladimir Putin, theksoi se NATO është “gati dhe e gatshme të bëjë çfarëdo për të mbrojtur popullin tonë dhe territorin tonë”.

“Ne jemi një aleancë mbrojtëse dhe do të mbetemi e tillë, por mos bëni gabim, ne jemi të gatshëm dhe të vullnetshëm të bëjmë atë që duhet për të mbrojtur 1 miliard njerëzit tanë dhe për të siguruar territorin tonë”, tha Rutte gjatë fjalës së tij hapëse.

Duke folur për negociatat, Rutte vlerësoi presidentin amerikan, Donald Trump, duke thënë se ai është “i vetmi person në botë që ka arritur të zhbllokojë ngërçin në lidhje me luftën në Ukrainë.”

Rutte theksoi rezistencën e jashtëzakonshme të Ukrainës, pavarësisht se, sipas tij, Putin beson se mund të na tejkalojë.

“Ne të gjithë duam që gjakderdhja të marrë fund,” shtoi Rutte, duke lavdëruar përpjekjet e Trump për t’i dhënë fund luftës, por theksoi se mbështetja ndaj Ukrainës nuk mund të dobësohet.

“Mbështetja jonë duhet të vazhdojë pa ndërprerje, për t’i ndihmuar ukrainasit të mbrojnë veten sot dhe për të parandaluar agresionin nesër, për ta dhe për ne”.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika