Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmjen e së mërkurës është rapotuar se një varr në Kamenicë është dëmtuar.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, thuhet se disa persona kanë qenë të përfshirë, njofton Dukagjini.
Të dyshuarit nuk janë identifikuar ende, por rasti po hetohet nga policia.
“Është raportuar se është dëmtuar një varr nga persona të panjohur. Njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.