Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas deklarimeve të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, i cili e ka quajtur Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) “aleancë e grupeve kriminale”.
Në një postim në platformën X, BE-ja në Kosovë ka thënë se “dënon sulmin dhe gjuhën e përdorur nga Sami Kurteshi” dhe bëri thirrje që praktika të tilla të ndalen menjëherë.
“Liria e mediave duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike. Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e saj”, thuhet në reagimin e BE-së.
Sami Kurteshi i quan mediat e gazetarët “kriminelë” e “vrasës me pagesë”, sulmon edhe AGK-në