Trafiku Urban i Prishtinës ka bërë të ditur se për shkak të protestë që është mbajtur ditë më parë dhe ditëve të humbura, vlefshmëria e biletës mujore do të shtyhet për nëntë ditë.
Sipas njoftimit, thuhet se kompensimi për ditët e humbura do t’i shtohet vlefshmërisë së biletës në formë automatike pas procesit të vulosjes, njofton Dukagjini.
“Ju njoftojmë se për shkak të protestës së ndërmarrjes sonë, e cila është zhvilluar nga data 24.11.2025 deri më 02.12.2025, janë humbur gjithsej 9 ditë të shfrytëzimit të biletave mujore. Për t’ju kompensuar, ditët e humbura do të shtohen dhe vlefshmëria e biletës suaj mujore do të zgjatet automatikisht pas procesit të vulosjes”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban.