Haradinaj zyrtarizon aderimin e Çekut në AAK

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zyrtarizuar aderimin e Agim Çekut në partinë e tij.

Haradinaj vlerëson se komandant “Qyshkun” do të vazhdojnë bashkë shërbimin ndaj atdheut edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, krah tij dhe krah secilit në këtë vend, njofton Dukagjini.

“Gjeneral Agim Çeku iu përgjigj thirrjes së atdheut si një oficer lufte i respektuar në Kroaci. Që në ditët e para ai u vu në krye të luftës së UÇK-së për liri, së bashku me veten etij dhe të gjithë ata që i besuan. Serbia e Millosheviqit u largua me turp nga Kosova, duke lënë pas krime të shumta. Qyshku edhe sot ruan plagët dhe dhimbjet e luftës, ashtu siç bartë me vete edhe familja e gjeneralit Çeku”.

“Gjeneral Çeku, vazhdimisht ishte partner i respektuar i aleatëve tanë të sigurisë. Do ta vazhdojmë bashkë shërbimin ndaj atdheut edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, krah teje dhe krah secilit në këtë vend”, ka shkruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika