Mehmetaj: Synimet e Kurtit janë që Nisma e AAK-ja mos ta kalojnë pragun

Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se strategjia e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, për zgjedhjet e 28 dhjetorit synon të godasë dy subjekte: Nismën e Fatmir Limajt dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Në Debat Plus, Mehmetaj theksoi se Kurti dhe Vetëvendosje po punojnë që Limaj të mbetet jashtë çdo liste zgjedhore, me bindjen se kështu Nisma nuk do ta kalojë pragun elektoral.

Sipas tij, qëllimi i tjetër i Kurtit është dëmtimi i AAK-së deri në atë masë sa të mos e kalojë pragun zgjedhor.

“Synimet e Albin Kurtit janë këto; Fatmir Limaj të mbetet jashtë këtyre zgjedhjeve. Pra të mos ketë mundësi të futet në ndonjë listë, sepse kështu beson se mbetet jashtë pragut. E edhe AAK-në ta dëmtojë deri në atë masë sa të mos e kalojë pragun. Kushdo që punon në realizimin e këtyre dyjave është komplet brenda skenari të Albin Kurti dhe VV-së. LDK deri diku e kuptoj që mundet ta refuzojë bashkëpunim me Limaj, për shkak të pakënaqësisë së strukturave… por, PDK-në, mos me pranu në listë Fatmir Limaj, e trajtoj komplet si zgjatim i Albin Kurti. Se nuk ekziston asnjë arsye logjike që PDK-në t’i refuzojë me i pas edhe nja 20 mijë vota më shumë në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Mehmetaj.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika