Sot betohen kryetarët e rinj në veri

Komuna e Mitrovicës së Veriut

Në orën 11:00 të së premtes, në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. do të mbahet betimi zyrtar i kryetarëve të rinj, të gjithë përfaqësues të Listës Serbe.

jo shënon rikthimin e pushtetit lokal nga kryetarët shqiptarë të zgjedhur vitin e kaluar, tek struktura politike e mbështetur nga Beogradi.

Në Mitrovicën Veriore, Erden Atiqi i Vetëvendosjes ia dorëzon sot detyrën Milan Radojeviqit. Në Zveçan, Ilir Peci i PDK-së ia lëshon vendin Dragisha Miloviqit, ndërsa në Leposaviq rikthehet Zoran Todiq, duke zëvendësuar Lulzim Hetemin e Vetëvendosjes dhe Izmir Zeqiri i PDK-së do t’ia dorëzojë detyrën Millosh Peroviqit në Zubin Potok.

Pamjet të siguruara nga TV Dukagjini një njërën nga sallat e kuvendeve komunale tregojnë se përgatitjet për seancat inauguruese tashmë janë kryer, vendosja e flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës dhe fotografia zyrtare e Presidentes Vjosa Osmani janë vendosur sipas protokollit.

Fotografitë të cilat i ka siguruar TV Dukagjini, tregojnë përgatitjet që janë bërë në njërin prej Kuvendeve Komunale.
Fotografitë të cilat i ka siguruar TV Dukagjini, tregojnë përgatitjet që janë bërë në njërin prej Kuvendeve Komunale.

Ministri në detyrë i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka konfirmuar se ekipet e Ministrisë do të jenë fizikisht të pranishme në të gjitha seancat e betimit për të siguruar se respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës do të jetë i plotë.

“MAPL ka krijuar ekipe për monitorimin e seancave inauguruese, të cilat do të jenë të pranishme fizikisht në të gjitha mbledhjet për të siguruar respektimin e të gjitha procedurave kushtetuese dhe ligjore. Në çdo rast kur konstatohet mos-respektim i këtyre procedurave, MAPL do t’i shpallë të paligjshme dhe jolegjitime seancat përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi për TV Dukagjinin.

Ai ka paralajmëruar se nëse kryetarët e Listës Serbe tentojnë të shmangin institucionet zyrtare apo të zhvillojnë seancat në ambientet alternative, Ministria do të reagojë sipas legjislacionit në fuqi.

Një prej kryetarëve që sot përfundon mandatin është Izmir Zeqiri i Zubin Potokut. Ai ka konfirmuar se do t’ia dorëzojë detyrën pasuesit Millosh Peroviq vetëm brenda institucionit.

“Po prej orës 11 fillon seanca, seancë solemne ku duhet të jepet betimi edhe i asamblistëve edhe i kryetarit në ardhje, dhe më pastaj është fuqiplotë me mandat. Unë jam i gatshëm t’i urojë, t’i zhvillojmë edhe ato procedurat protokolare pranim dorëzimin, të fillojë qysh nesër, pasi ai të e marr mandatin dhe natyrisht unë jam i gatshëm pse jo edhe të ia uroj”, ka thënë Zeqiri për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika