Betohet kryetari i Mitrovicës Veriore, Millan Radojeviq

Në një ceremoni të mbajtur sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës Veriore, Millan Radojeviq ka marrë detyrën si kryetar i ri i komunës.

Gjatë fjalimit të tij para asamblistëve, Radojeviq u bëri thirrje që të punojnë në mënyrë të përbashkët dhe në interes të qytetarëve dhe të komunës.

“Ajo që mund të themi është se deri në vitin 2022, Komuna e Mitrovicës së Veriut ishte i vetmi ambient urban multietnik për të cilin të gjithë ishim krenarë. Në periudhën e kaluar ndodhën disa ndryshime me të cilat qytetarët nuk ishin të kënaqur dhe ata e shprehën qartë vullnetin e tyre në këto zgjedhje. Të nderuar këshilltarë, ju është dhënë mandati që të punoni së bashku në mënyrë të njëtrajtshme në Komunën e Mitrovicës së Veriut, të punoni në interes të qytetarëve dhe në interes të komunës. Besoj se së bashku do t’iu sjellim qytetarëve tanë prosperitet, do të mundësojmë një jetë normale dhe përsëri do të jemi krenarë për atë multietnicitet dhe bashkëjetesë që ekziston në komunën tonë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika