KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gjithë Kosovën

Misioni KFOR ka forcuar praninë dhe patrullimet e tij si pjesë e aktiviteteve të rregullta trajnuese, me qëllim që t’i përgjigjet çdo zhvillimi që mund të ndikojë në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.

Përmes qëndrimit të tij të shkathët dhe fleksibël, KFOR-i vazhdon të zbatojë plotësisht mandatin e tij duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

KFOR-i vazhdon të integrojë aktivitetet me përpjekjet e komunitetit të gjerë ndërkombëtar, duke përfshirë mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja midis Kosovë dhe Serbisë dhe komandanti i këtij misioni paqeruajtëse gjeneral major Ozkan Ulutash është në kontakt të rregullt me homologët e tij kryesorë./Telegrafi

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika