Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të premten teksa tashmë kanë nisur hetimet, njofton Dukagjini.
“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor.