Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri, këtë të shtunë ka mbushur 65-vjeç dhe me këtë rast ka arritur kohën e pensionimit.
Djali i tij, Korabi, ka uruar babain me fjalët më të mira me rastin e ditëlindjes teksa ka uruar që kënga e tij të vazhdojë të frymojë gjatë, njofton Dukagjini.
“Sot, në këtë ditë të madhe të jetës tënde, të uroj shëndet, qetësi, gëzim e dritë në çdo hap! Uroj që kënga jote të vazhdojë të frymojë gjatë, dhe do të frymoj siç ka frymuar gjithmonë, e zemra jote të mbetet po aq e madhe sa gjithnjë”, ka shkruar Korabi.
Me një karrierë që ka mbushur dekada dhe ka lënë gjurmë të thella në shpirtin e çdo shqiptari, Ilir Shaqiri ka kontribuar me këngët e tij, të cilat janë bërë pjesë e historisë muzikore.