Kallas: SHBA-ja mbetet aleati më i madh i Evropës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, ka deklaruar se SHBA-ja ende është “aleati më i madh” i Evropës, duke kërkuar të minimizojë tensionet pasi SHBA-ja publikoi strategjinë e saj të sigurisë kombëtare, ku akuzoi Evropën për mbikëqyrje të tepruar, censurë dhe dobësi përballë sfidave të migracionit.

Duke folur në Forumin e Dohas në Katar, Kallas pranoi se disa pjesë të dokumentit të SHBA-së janë kritike ndaj institucioneve evropiane, por këmbënguli se partneriteti transatlantik mbetet i paprekur.

“Sigurisht, ka shumë kritika, por mendoj se disa prej tyre gjithashtu janë të vërteta. SHBA-ja është ende aleati ynë më i madh. Nuk kemi qenë gjithmonë dakord për tema të ndryshme, por parimi i përgjithshëm është ende aty. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar”, tha Kallas.

Strategjia e re, e zbuluar të premten në Washington, shënon një ndryshim të rëndësishëm nga politika e mëparshme e SHBA-së, duke kodifikuar kritikat disamujore të presidentit Donald Trump ndaj Evropës.

Dokumenti akuzon kontinentin evropian se është tepër i mbikëqyrur, vuan nga rënia e “vetëbesimit” dhe përjeton “fshirje qytetëruese” për shkak të imigracionit.

Ai pretendon se institucionet evropiane “minojnë lirinë deh sovranitetin politik” dhe parashikon se nëse trendat aktuale vazhdojnë Evropa do të jetë e “pazbërshme në 20 vjet ose më pak”.

Dokumenti gjithashtu kritikon atë që e përshkruan si censurë, shtypje të opozitës politike, rënie të normave të lindjeve dhe erozion të identiteteve kombëtare. Teksti gjithashtu sugjeron se qeveritë evropiane po dështojnë të përkthejnë mbështetjen publike për paqen në politika për shkak të kufizimeve të brendshme politike.

Strategjia vjen pas një sërë vërejtjesh të theksuara nga zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë zv/presidentin JD Vance, i cili në një fjalim në Mynih kritikoi kufizimet e lirisë së fjalës në Evropë dhe u rreshtua me lëvizjet e ekstremit të djathtë, siç është AfD-ja e Gjermanisë.

Dokumenti nuk përmend parti politike specifike, por pasqyron mbështetjen e gjatë të Trumpit për udhëheqës të tillë si Viktor Orban i Hungarisë, i njohur për kundërshtimin e tij ndaj imigracionit dhe të drejtave LGBTQ.

Pavarësisht retorikës në rritje, Kallas argumentoi se bashkëpunimi me Washingtonin mbetet thelbësor.

Strategjia e sigurisë e Trump, kritikohen evropianët dhe pohohet fuqia e SHBA-së në Hemisferën Perëndimore

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika