Ndalohet një 21-vjeçar në Kaçanik, iu gjet drogë në veturë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një 21-vjeçar në fshatin Bajnicë të Kaçanikut.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, gjatë kontrollit nga policia të njëjtit i është gjetur drogë në veturë, njofton Dukagjini.

“Më datën 06.12.2025, rreth orës 00:30, patrulla e stacionit policor Kaçanik, gjatë patrullimit në fshatin Bajnicë të Kaçanikut, ka ndaluar një veturë të tipit Mercedes me targa vendore. Gjatë kontrollit, te pasagjeri i mjetit I.Xh (21 vjeç)është gjetur substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, një mulli për bluarje, një paketë letrash rizla, si dhe një cigare e mbështjellë me narkotik, të cilat janë sekuestruar.
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar. Lidhur me rastin është njoftuar Njësia e Antidrogës për trajtim të mëtejshëm” thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se prokurori i shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe lirimin e personit të dyshuar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika