Fidan: Plani amerikan për Ukrainën po evoluon – Turqia gati të mikpresë bisedime të reja paqeje

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, deklaroi të shtunën se pret që Ankaraja dhe Uashingtoni të gjejnë një zgjidhje “shumë shpejt” për heqjen e sanksioneve amerikane të vendosura në kuadër të ligjit CAATSA, duke shtuar se aleatët e NATO-s kanë nisur tashmë punën për këtë çështje.

Shtetet e Bashkuara e përjashtuan Turqinë nga programi i avionëve luftarakë F-35 dhe vendosën sanksione në vitin 2020, pasi Ankaraja bleu sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400.

Turqia e ka cilësuar këtë vendim të padrejtë dhe ka shprehur besimin se çështja mund të zgjidhet gjatë mandatit të dytë të presidentit Donald Trump.

Në një intervistë dhënë gjatë Forumit të Dohas, Fidan foli gjithashtu për propozimin 28-pikësh të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, i cili u kritikua nga Kievi dhe disa vende evropiane. Sipas tij, plani ishte “vetëm një pikënisje” dhe aktualisht po merr një formë të re.

Ai u shpreh se beson që zyrtarët amerikanë janë “në rrugën e duhur” në qasjen e tyre ndërmjetësuese dhe se shpreson që palët e përfshira të qëndrojnë në tryezën e bisedimeve. Fidan gjithashtu rikonfirmoi gatishmërinë e Turqisë për të qenë nikoqire e raundeve të reja të negociatave për paqe.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika