Spalletti sqaron minutazhin e ulët të Zhegrovës: Duhet të rikthehet në formë

Trajneri Luciano Spalletti ka folur pas derbit ndaj Napolit, duke shpjeguar arsyen pse sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, po aktivizohet më pak kohët e fundit.

Zhegrova u fut në lojë në minutën e 82-të dhe pati rast ideal për të barazuar rezultatin në kohën shtesë, por goditja e tij doli e lehtë për portierin rival.

Spalletti tha se minutazhi i kufizuar i yllit kosovar lidhet me gjendjen fizike të tij.

“Nuk ka asnjë problem personal. Edoni po rikuperohet nga një lëndim i gjatë. Ai është lojtar që bën diferencën në 15 metrat e fundit, por këtë javë ka pasur dhimbje dhe nuk ka stërvitur”, u shpreh trajneri.

Sipas tij, Zhegrova ka ende nevojë për kohë për t’u rikthyer në formën optimale.

“Do të doja ta përdorja më shumë, por duhet të jetë plotësisht gati”.

Ndërkohë, Napoli e fitoi derbin italian ndaj Juventusit me rezultat 2:1, ku Amir Rrahmani regjistroi një tjetër paraqitje të fortë. Napoli kryeson Serie A me 31 pikë, ndërsa Juventus renditet në vendin e shtatë me 23 pikë.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika