Haradinaj: Diaspora ka qëndruar gjithmonë krah për krah me Kosovën

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se diaspora dhe Kosova janë një dhe të pandashme, duke theksuar se në kohën e rezistencës paqësore ata ishin hambari i Kosovës, si dhe mbështetja ekonomike e morale.

“Diaspora ka qëndruar gjithmonë krah për krah me Kosovën! Në kohën e rezistencës paqësore, ata ishin hambari i Kosovës, mbështetja jonë ekonomike dhe morale. Gjatë luftës, diaspora ishte aktivisht e angazhuar, duke u bërë pjesë e përbërëse e luftës për liri dhe logjistikës së UÇK-së.

Vëllezërit dhe motrat nga diaspora ishin zëri ynë në botë për të treguar vuajtjet dhe padrejtësitë ndaj Kosovës. Pas luftës, diaspora ka qenë bashkë me ne, në çdo hap të rindërtimit dhe zhvillimit të vendit. Diaspora dhe Kosova janë NJË, të pandashme!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika