Shumica e partive dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë në ditën e fundit të afatit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të dielën në mesnatë ka përfunduar afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë nga subjektet politike që synojnë të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Gjatë periudhës 14-ditore, nga 24 nëntori deri më 7 dhjetor 2025, në ora 23:59, gjithsej 24 subjekte politike kanë dorëzuar listat e tyre me kandidatët për deputetë.

Sipas KQZ-së, pothuajse të gjitha subjektet politike partive i kanë dërguar listat në ditën e fundit të afatit.

Në total, këto subjekte përfaqësohen nga 1,181 kandidatë.

Në përmbushje të detyrimeve ligjore për verifikimin e përshtatshmërisë së kandidatëve, KQZ do të procedojë me dërgimin e kërkesave zyrtare në institucionet përkatëse, së bashku me listat e kandidatëve, për të konfirmuar nëse ata i plotësojnë kushtet sipas nenit 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika