Hasani: As AAK-ja e as NISMA nuk pritet ta kalojnë pragun zgjedhor

Avokati Nasuf Hasani, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka komentuar listat zgjedhore të partive politike, duke u ndalur veçanërisht te Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Ai deklaroi se në listën e këtij subjekti politik ka persona të dënuar.

Sipas tij, mënyra se si është prezantuar lista e AAK-së nuk i shërben qytetarëve.
“Nuk i bën nder qytetarit prezantimi i këtyre kandidatëve”, u shpreh ai.

Hasani madje vuri në dyshim edhe mundësinë e AAK-së për të kaluar pragun zgjedhor.
“Nuk besoj që do ta kalojë edhe pragun (AAK)”, deklaroi ai.

Duke folur më tej për subjektin tjetër opozitar, NISMA Socialdemokrate, ai shprehu një qëndrim të ngjashëm.
“Njëjtë e kam këtë opinion edhe për NISMËN, është shumë pikëpyetje a do ta kalojë pragun…”, ka thënë Hasani.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika