Gazetari Lirim Mehmetaj, duke komentuar listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka thënë se lista e tyre është një “bandë”.
“Donika Gërvalla e dënuar me 20 mijë euro për fshehje të informacionit zyrtar. Kjo përveç krijimit të mundësisë ilegale të praktikës për vajzën e vet në ministri, emërime ilegale të ambasadorëve, shkarkime ilegale të ambasadorëve, keqtrajtim të personelit…”.
“Avni Dehari i dënuar për armëmbajtje pa leje, ku i kanë gjetur deri në snajper. Albulena Haxhiu rekordmene në shkelje të Kushtetutës, madje edhe të ligjit qendror që ka qenë ligji për vetingun dhe po ashtu abuzuesja më e madhe e rastit Dehari, ku me premtim publik na pat thënë që do ta zbardhë vrasjen e Astrit Deharit, nuk e zbardhi”.
Tutje ai ka thënë se edhe Hekuran Murati së fundmi, sipas tij, “e konfirmume tashmë” ka marrë ilegalisht 10 mijë euro nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore për rastin e babait të vet.
“Xhelal Sfeçla ky ka shumë, duke fillu nga skandali i parë që e ka pas me atë kompaninë gjermane për pasaportat. Mimoza Kusari po dihet, bashkëpunëtore e afërt e Milan Radojçiqit. Hajrullah Çeku nga punësimet ilegale të drejtorëve, te ndryshimet e ligjeve për qëllim të bllokimit e Komunës së Prishtinës, e deri te dhënia e parave për kompani që ka udhëhequr vet dikur e vëllai i tij pastaj. Po të mos ishte kjo Shqipe-Mehmeti-Selimi unë do të thoja që në një vend normal të gjithë këta do të ishin në një listë tjetër — ndonjë pavion të burgut”, ka thënë ai.