Një person ka marrë tretman mjekësor si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një banesë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Këtë për Dukagjinin e tha edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Bregu i diellit’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, kurse një person ka pranuar tretman mjekësor”, u shpreh Pllana.
Pllana po ashtu bëri të ditur se, aktualisht policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin për zbardhjen e plotë të incidentit.