Sot certifikohen kandidatët për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të mërkurë do të mbajë mbledhje nga ora 16:00.

Në këtë mbledhje KQZ-ja do të bëjë certifikimin e kandidatëve të subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Gjithashtu, gjatë mbledhjes do të miratohet qendrat e votimit në përfaqësi diplomatike dhe ato me kusht.

Pika e rendit të ditës:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2. Aktivitetet e Zyrës;

2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikimin e kandidatëve të subjekteve politike që janë certifikuar për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28.12.2025.

3. Këshillat e KQZ;

3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore;

3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për qendrat e votimit dhe numrin e vendvotimeve në Përfaqësi Diplomatike

3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i specifikimeve për materialet e posaçme për votuesit e verbër, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen me 28.12.2025.

3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i numrit maksimal të votuesve në vendvotime të rregullta, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 28.12.2025.

3.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i numrit të vendvotimeve në qendrat e votimit me kusht, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 28.12.2025.

3.1.5. Certifikimi i Listës së Votuesve, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 28.12.2025.

3.1.6. Shqyrtimi dhe miratimi i ekzemplarit (pre print) të fletëvotimit si dhe numrit të fletëvotimeve që shtypen për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen me 28.12.2025.

3.1.7. Shqyrtimi dhe miratimi i procedurës se pranim – dorëzimit te materialeve zgjedhore nga KVV ne QKN

3.1.8. Shqyrtimi dhe miratimi i listës së QKN- së

3.1.9. Shqyrtimi i rekomandimit për ndërrim e lokacionit te qendrës se votimit 2201 ne Komunën e Shtimes

3.1.10. Shqyrtimi dhe miratimi i procedurës se votimit për persona me nevoja te veçanta (VPNV)

3.2. Këshilli për Çështje Ligjore;

3.2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal sipas komunave (Ferizaj, Gjakove, Podujevë);

3.Të ndryshme.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika