Nisja e procesit gjyqësor për rezervat shtetërore, Rozeta Hajdari nuk shkon në seancë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka nisur procesi gjyqësor ndaj ministres në detyrë të MINT-it, Rozeta Hajdari për rezervat shtetërore.

Po ashtu procesi ka nisur edhe për tre zyrtarët tjerë Irfan Lipovica, Hafiz Gara e Ridvan Muharremi, njofton Dukagjini.

Në seancë nuk është e pranishme ministrja në detyrë e MINT, Rozeta Hajdari, por vetëm Ifran Lipovica dhe Hafiz Gara.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në aktakuzën e ngritur ndaj ministres në detyrë Rozeta Hajdari, ish-zëvendëssekretarit Irfan Lipovica, drejtorit të Departamentit të Rezervave Shtetërore në këtë Ministri, Hafiz Gara dhe afaristit Ridvan Muharremi, ka vlerësuar se dëmi që iu shkaktua buxhetit të Kosovës në rastin e “Rezervave shtetërore” është afër 3 milionë euro.

“Gjykata i ka dërguar ftesën përmes postës, mirëpo deri më sot nuk kemi marrë ndonjë përgjigje se e njëjta është pranuar në mënyrë të rregullt ose jo” ka thënë gjyqtari për Rozeta Hajdarin.

Në mungesë të te akuzuarës Rozeta Hajdari dhe mbrojtësit të Irfan Lipovica, seanca e sotme nuk ka kushte të mbahet.

Sot nis procesi gjyqësor për rezervat shtetërore

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika