Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë një njoftim për partitë politike dhe kandidatët e tyre që do të marrin pjesë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.
Ambasada ka bërë të ditur se për shkak të komunitetit të madh të Kosovës në Gjermani, nuk lejohen organizime të fushatës zgjedhore nga zyrtarë të huaj në territorin gjerman gjatë periudhës tre muaj para zgjedhjeve, njofton Dukagjini.
“Duke pasur parasysh se kemi një diasporë të madhe të Kosovës në Gjermani, dëshirojmë t’u kujtojmë të gjithë kandidatëve se, si rregull, organizimet e fushatës zgjedhore nga zyrtarët e huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më pak se 3 muaj para zgjedhjeve. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim e ambasadës.