Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron për vizitë dyditore në Kosovë.
Osmani e ka konsideruar takim të ngrohtë fundviti teksa bëri të ditur se bashkë me Begajn kanë biseduar për bashkëpunimin tonë të pandalshëm dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës, njofton Dukagjini.
Tutje, Osmani ka bërë të ditur se në prag të festave të fundvitit, Begajt i përcolli urimet më të përzemërta, me dëshirën që viti që vjen të sjellë edhe më shumë afërsi, më shumë bashkëpunim dhe hapa të suksesshëm drejt Bashkimit Evropian për dy shtetet tona.