Çitaku: 2025-ta, vit i humbur për Kosovën

Në Debat Plus sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vlerësuar vitin 2025 si një vit të humbur për Kosovën, duke kritikuar ashpër drejtuesit e institucioneve për moskujdes ndaj qytetarëve.

Çitaku theksoi se pensionistët po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike.

Ndërkaq, sipas saj, të rinjtë e Kosovës nuk gjejnë mundësi për të realizuar potencialin dhe ambiciet e tyre në vendin e tyre.

“Jemi në vitin 2025, ky ka qenë fatkeqësisht një vit i humbur për Kosovën. Qytetarët e Kosovës kanë përjetuar një përbuzje totale nga ana e bartësve të institucioneve të Kosovës. Sot një pensionistë e ka vështirë të kalojë muajin. Ai duhet të zgjedh mes barnave dhe pagesës së faturës së energjisë elektrike, se me atë pension nuk i përballon të dyjat. Sot të rinjtë e Kosovës, nuk e shohin në Kosovë vendin ku mund të realizojnë potencialin e tyre. Është e dhimbshme që 20-vjeçarët sot i kanë ambiciet shumë më të vogla, ose realizmin e ambicieve nuk e kanë në Kosovë…”, ka thënë Çitaku.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika