Policia po i heton dy vdekje që ndodhën në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës po i heton dy raste të vdekjes që kanë ndodhur në 24 orët e fundit.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, një grua në Fushë Kosovë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, njofton Dukagjini.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Kadri Minushi, Fushë Kosovë 10.12.2025, 16:11. Është raportuar se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor.

Ndërsa, një grua nga Rahoveci është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Ratkoc, Rahovec  10.12.2025, 10:30-11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, është sjellë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika