Zgjedhjet e 28 dhjetorit: KQZ nesër nis dërgimin e fletëvotimeve për diasporën – Rreth 57 mijë votues të regjistruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë nesër dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës, në kuadër të procesit të votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Express nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Gjatë ditës së nesërme (e diel, 14 dhjetor 2025, ora 10:45), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes operatorit ekonomik, do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Elezi.

Kosova do të mbajë zgjedhje parlamentare për herë të dytë brenda vitit 2025. Ndryshe nga zgjedhjet e 9 shkurtit, procesi i 28 dhjetorit vjen si rezultat i mungesës së formimit të qeverisë, pasi Lëvizja Vetëvendosje dështoi të sigurojë shumicën qeverisëse, përkundër dy përpjekjeve radhazi nga mandatarët Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.

Ndërkohë, partitë politike tashmë kanë nominuar kandidatët për kryeministër dhe kanë publikuar listat e tyre zgjedhore për deputetë.

KQZ ka bërë të ditur se rreth 57 mijë qytetarë të Kosovës të diasporës janë regjistruar për të votuar përmes postës në këto zgjedhje.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika