SHBA-ja organizon forum në Katar për forcën ndërkombëtare në Gaza, nuk ftohet Turqia 

Trupat e IDF-së operojnë në anën lindore të 'Vijës së Verdhë' në Khan Younis të Gazës jugore, më 9 nëntor 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Komandës Qendrore (CENTCOM), po organizojnë të martën në Doha të Katarit një konferencë me pjesëmarrjen e mbi 45 shteteve partnere, me qëllim diskutimin e krijimit të një Force Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) për Rripin e Gazës.

Sipas dy zyrtarëve amerikanë që kanë folur për Reuters, konferenca përfshin sesione mbi strukturën komanduese të forcës dhe çështje të tjera ende të pazgjidhura, përfshirë mandatin dhe rolin operacional të saj.

Një zyrtar arab i tha The Times of Israel se në mesin e pjesëmarrësve janë Egjipti, Katari, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Italia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Indonezia dhe Azerbajxhani.

Megjithëse numri i vendeve pjesëmarrëse është i madh, Turqia nuk është ftuar në këtë takim.

Një diplomat evropian tha se Ankaraja, e cila shihet si rivale rajonale e Izraelit dhe mbështetëse e Hamasit, ishte përjashtuar nga ftesa, pavarësisht presioneve të Katarit dhe vetë Turqisë ndaj Shtëpisë së Bardhë për përfshirjen e saj.

Në konferencë po diskutohet nëse shtetet janë të gatshme të kontribuojnë me trupa, logjistikë apo financa për forcën e re. Agjenda përfshinte edhe një prezantim nga një oficer i lartë amerikan mbi objektivat e SHBA-së dhe misionin e propozuar të ISF-së. Një takim pasues i shefave të shtabeve ushtarake është paraparë për muajin janar, edhe pse vendi ende nuk është caktuar.

Sipas zyrtarëve evropianë, ende nuk ka një përgjigje të qartë nëse kjo forcë do të ketë mandat për çarmatosjen e Hamasit. Ndërkohë, Departamenti amerikan i Shtetit u ka dërguar kërkesa zyrtare mbi 70 vendeve për kontribute, ku 19 prej tyre kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar.

Megjithatë, shumë shtete kanë kushtëzuar dërgimin e trupave vetëm në zonat nën kontroll izraelit, gjë që nuk përputhet plotësisht me synimet e Uashingtonit për një prani edhe në zonat e kontrolluara nga Hamasi.

Konferenca në Doha zhvillohet në një moment tensioni diplomatik mes Uashingtonit dhe Jerusalemit për fazën e dytë të armëpushimit në Gaza.

Kjo fazë parasheh tërheqjen graduale të forcave izraelite, dislokimin e ISF-së dhe kalimin e administrimit të Gazës te një organ palestinez teknokratik.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika