Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjeruar ndalimin e udhëtimit drejt SHBA-së, duke ndaluar hyrjen e shtetasve nga gjashtë vende të tjera, përfshirë Sirinë, si dhe mbajtësit e pasaportave të Autoritetit Palestinez.
Në një postim në rrjetet sociale, një llogari zyrtare e Shtëpisë së Bardhë tha se veprimi i Trump është bërë “për të mbrojtur sigurinë e Shteteve të Bashkuara”.
Ky vendim vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar kriteret e hyrjes për udhëtimet dhe imigracionin në SHBA.
Vendimi u bë pas arrestimit të një shtetasi afgan, i dyshuar për sulmin ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare gjatë fundjavës së festës së ‘Thanksgiving’.
Shtetasit e gjashtë vendeve të reja të ndaluara përfshijnë Burkina Faso, Mali, Niger, Sudanin e Jugut, Sirinë dhe mbajtësit e pasaportave të Autoritetit Palestinez.
Përveç këtyre, një listë shtesë prej 15 vendeve po përballet me kufizime të pjesshme, përfshirë Angola, Antigua dhe Barbuda, Benin, Bregun e Fildishtë, Dominikën, Gabonin, Gambinë, Malawin, Mauritaninë, Nigerinë, Senegalin, Tanzaninë, Tongën, Zambinë dhe Zimbabwen.
Administrata republikane theksoi se këto masa synojnë të rrisin sigurinë kombëtare dhe të kontrollojnë më mirë proceset e hyrjes dhe imigracionit në SHBA.