Sulmi në Bondi, i dyshuari i mbijetuar përballet me 59 akuza

Naveed Akram, i dyshuari i mbijetuar i të shtënave masive të së dielës në Bondi Beach të Sidneit, është akuzuar për 59 vepra penale, përfshirë 15 akuza për vrasje dhe një akuzë për kryerje të një akti terrorist, njoftoi Policia e Uellsit të Ri Jugor (NSW).

Sulmuesi tjetër, babai i tij Sajid Akram, 50 vjeç, u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në vendngjarje, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Nga sulmi humbën jetën 15 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Ngjarja kishte në shënjestër komunitetin hebre të Australisë gjatë një aktiviteti që shënonte natën e parë të Hanukës.

Ky është sulmi më vdekjeprurës me armë zjarri në vend që nga viti 1996.

Përveç akuzave për vrasje, Akram përballet edhe me 40 akuza për shkaktim të dëmtimeve të rënda trupore me qëllim vrasjeje, si dhe një akuzë për shfaqje publike të simbolit të një organizate terroriste të ndaluar.

Ai u plagos rëndë gjatë incidentit të së dielës dhe seanca e tij e parë gjyqësore u zhvillua nga shtrati i spitalit, bëri të ditur gjykata e Uellsit të Ri Jugor. Çështja është shtyrë për në prill të vitit 2026.

Më herët të mërkurën, Komisioneri i Policisë së NSW-së, Mal Lanyon, tha se autoritetet po presin që efektet e medikamenteve të zhduken përpara se ta marrin zyrtarisht në pyetje Akramin.

“Për hir të drejtësisë, duhet të sigurohemi që ai ta kuptojë saktësisht se çfarë po ndodh,” u shpreh Lanyon.

Njëzet persona të plagosur nga sulmi vazhdojnë të trajtohen në spitalet e Sidneit, ndërsa një prej tyre ndodhet ende në gjendje kritike.

Policia e ka cilësuar ngjarjen si incident terrorist. Kryeministri australian, Anthony Albanese, deklaroi se sulmi duket se ka qenë i “motivuar nga ideologjia e grupit Shteti Islamik”.

Sipas policisë, në automjetin e përdorur nga sulmuesit janë gjetur flamuj “artizanalë” të Shtetit Islamik si dhe mjete shpërthyese të improvizuara (IED).

Të martën u bë e ditur se babai dhe i biri kishin udhëtuar në Filipine një muaj para sulmit në Bondi Beach. Byroja e Imigracionit e Filipineve i tha BBC-së se ata qëndruan në vend nga 1 deri më 28 nëntor, me destinacion përfundimtar qytetin jugor të Davaos.

Naveed Akram udhëtoi drejt Filipineve me pasaportë australiane, ndërsa babai i tij, Sajid, përdori një pasaportë indiane, konfirmuan autoritetet kufitare në Manila për BBC-në.

Sajid Akram ishte me origjinë nga qyteti Hyderabad në jug të Indisë dhe kishte “kontakte të kufizuara” me familjen e tij atje, sipas një zyrtari policor nga shteti indian Telangana.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika