Ambasadori britanik takon Kurtin, diskutojnë për zgjedhjet dhe rifillimin e dialogut

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, këtë të mërkurë.

Hargreaves ka bërë të ditur se kanë diskutuar për fushatën zgjedhore që nisi sot dhe formimin e shpejt të institucioneve në vitin e ri, njofton Dukagjini.

“Sot takova Kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Diskutuam fushatën zgjedhore dhe shpresojmë për një proces zgjedhor të qetë që mundëson formimin e shpejtë të institucioneve në vitin e ri”, ka shkruar ambasadori.

Mes tjerash, ambasadori britanik ka kërkuar që qeveria e ardhshme të rifillojë progresin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Serbinë.

“Kjo është thelbësore për përparimin e nevojshëm urgjentisht në fusha të tilla si buxheti kombëtar. Gjithashtu diskutuam nevojën që qeveria e ardhshme të rifillojë progresin në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe integrimin evropian, si dhe masa aktive për të lehtësuar integrimin e mëtejshëm të komuniteteve jo-shumicë të Kosovës. Shpresoj që të mund ta thellojmë partneritetin Britani-Kosovë me qeverinë e ardhshme”, ka shkruar Hargreaves.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika