Samiti i BE-së, “Ballkani Perëndimor në plan të dytë, prioritet Ukraina”

Ballkani Perëndimor nuk pritet të jetë në qendër të vëmendjes në Bruksel, përkundër që sonte atje po mbahet samiti me BE-në. Në takimet dy-ditore të krerëve liderëve të Bashkimit Evropian, krye-temë pritet të jetë Ukraina. Njohës të politikave të bllokut vlerësojnë se nëse BE-ja nuk i kushton vëmendje Kosovës, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, mund të ketë vonesa enorme në procesin e anëtarësimit

Edhe pse samiti i së mërkurës me shtetet e Ballkanit Perëndimor do t’i paraprijë takimeve dy-ditore të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, ky rajon nuk pritet të jetë në qendër të vëmendjes.

Në një intervistë për TV Dukagjini, analisti i politikave të BE-së, Johan Weick, tha se blloku 27-anëtarësh është duke e vendosur Ukrainën para shteteve të Ballkanit Perëndimor në procesin e anëtarësim.

“Nuk është vështirë të shohësh që në vitet e fundit prioriteti ka kaluar te situata në Ukrainë. Nuk do të them që Bashkimi Evropian po e ngelizhon, por duhet të këtë më shumë vëmendje për atë çfarë po ndodhë në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Ka disa fërkime të cilat potencialisht mund të çojnë në vonesa enorme në procesin e anëtarësimit. Kemi dëgjuar më herët këtë vit, Kaja Kallasin tek thotë që nuk ka rrugë të shkurtë për anëtarësim në BE për shtetet e Ballkanit Perëndimor, kjo është në kundërshti të plotë me atë që dëgjojmë për situatën me Ukrainë”.

Por Weick nuk përjashtoi një skenar si me Turqinë, si për shtetet e Ballkanit Perëndimor ashtu edhe për Ukrainën.

Duke përmendur formën e vendimmarrjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ai u përgjigj lidhur me mundësitë që Kosova të lëvizë përpara në këtë proces duke përmbushur njëanshëm obligimet e saja dhe lënë Serbinë prapa.

“Do të ishte ekstremisht vështirë, por do të ishte definitivisht një shenjë pozitive nëse Kosova vepron sikur Shqipëria. Sepse Shqipëria po bën hapa të mëdhenj për t’i demonstruar Bashkimit Evropian se është partner i besueshëm, se po punon shumë për t’u bërë anëtare e bllokut. Kështu që, nëse Kosova, e cila ka lidhje tradicionale me Shqipërinë, i bashkohet në përpjekje dhe ndoshta bën një lloj koalicioni, ka më shumë ndikim në procesin e vendimmarrjes së Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ai.

Pengesë në rrugën e Kosovës, sipas Weick, krahas dialogut të papërfunduar, janë edhe qëndrimet e disa prej shteteve anëtare jo-njohëse.

Në orët e mbrëmjes të së mërkurës në Bruksel mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, ndërsa të enjten takohen liderët e Bashkimit Evropian.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika