Rrjetet sociale dhe përfshirja e të miturve në vepra penale – çka nuk po funksion?

Në prangat e Policisë së Kosovës dhe në ndalim për 48 orë ka përfunduar 17-vjeçari nga Ferizaj që dyshohet se e dhunoi një 13-vjeçar nga Fushë-Kosova, i cili me të kishte rënë në kontakt përmes Tik-Tokut. Ekspertët e rrjeteve sociale dhe sociologët thonë se raste të tilla flasin për rrezikun që rrjetet sociale po sjellin për të rinjtë.

17-vjeçari nga Ferizaj, i cili dyshohet se më 9 dhjetor ka abuzuar ose e ka dhunuar seksualisht një 13-vjeçar nga Fushë-Kosova, është arrestuar sot dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Dhunimi, i cili dyshohet se erdhi nga kontakti që këta dy të mitur e kishin krijuar përmes Tik-Tokut, sipas ekspertëve të kësaj fushe flet për rreziqet nga rrjetet sociale dhe mundësitë e keqpërdorimit të të dhënave personale që mund të sjellin shantazh e keqpërdorim të të rinjve.

“Kryesisht shkon me edukim medial nëpër shkolla që me i mësu ata paraprakisht ata se si me i përdorë këto media sociale qysh nga shkolla fillore e pastaj vjen edhe kontrolli i prindit në atë kuptimin me e kufizu atë ose me kontrollu kohën sa e kalojnë në media sociale, por njëkohësisht me fol për këto keqpërdorime që ndodhin në mediat sociale”, ka deklaruar Festim Rizanaj – Hibrid.info.

Raste si ky i 13-vjeçarit dhe po ashtu i një 11-vjeçareje për të cilën TV Dukagjini raportoi të mërkurën, e cila po ashtu është dhunuar seksualisht nga një 30-vjeçar, sipas sociologëve, flasin për një zinxhir shoqëror të shkëputur, që nuk funksionon.

“Të mos hyjmë në ato suazat e kodit penal edhe formësimit të legjislacionit tek ne, por në shumicën e rasteve po shihet që nuk kemi formë adekuate të parandalimit të recidivizmit edhe shpërfaqjes së përsëritjes së krimeve të ndryshme pra këtu nevojitet një zingjir ose një hallkë e bashkëveprimit duke ia nisur prej institucioneve, prej gjyqësisë prej qendrave korrektuese në rehabilitim apo ri-integrim me një fjalë një shërim social të plotë të delikuentëve apo që kanë kryer krime, diçka këtu nuk po përshtatet diçka po qalon edhe po na shfaqet recidivizmi”, ka theksuar Genc Xërxa – Sociolog.

Sociologu Xërxa vlerëson se duhet emancipim shoqëror edhe përmes sistemit arsimor, duke mos i lënë anash as shembujt e shteteve si Australia të cilat e kanë ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16-vjeçare.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika