Krasniqi: Kjo qeveri do të mbahet në mend si qeveri e skandaleve dhe e pazareve të Whatsappit

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka theksuar se mediat e kanë zbuluar fytyrën e vërtetë të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, duke sulmuar figurat historike dhe duke përqeshur shtetndërtuesit.

Ajo ka përmendur rastin e ministres në detyrë Artane Rizvanollit dhe fytyrën e sulmeve ndaj Skender Hysenit, bashkëthemelues i LDK-së dhe bashkëpunëtor i presidentit Rugova.

“Në kulmin e skandalit, ku e involvuar direkt qenka edhe Artane Rizvanolli, fyerjet drejtohen ndaj Skender Hysenit bashkëthemelues i LDK-së, bashkëpunëtor i Presidentit Rugova dhe figurë e shtetndërtimit. Pa turp e pa argument, për të mbuluar veprimet jashtëligjore, kjo qeveri shpif, përqesh dhe njollos figura historike”, ka shkruar Krasniqi.

Ajo ka bërë thirrje për një ndryshim dhe për një përfaqësim që mbështet integritetin dhe shtetndërtimin.

“Kjo është fytyra e vërtetë e atyre që po e mbyllin karrierën politike para drejtësisë. Kjo qeveri do të mbahet në mend si qeveri e skandaleve dhe qeveri e pazareve të Whatsappit”, ka shkruar ajo në Facebook.

VOX Kosova ka siguruar ekskluzivisht komunikimet e përfshira në dosjen e Prokurorisë që tregojnë koordinimin e supozuar të Faruk Mujkës me zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, përfshirë Artane Rizvanollin, Albulena Haxhiun dhe Dejona Mihailin, lidhur me punësime që Prokuroria i konsideron të dyshuara si ilegale.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika