Ekipi i kandidatit për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me numër 33, Fadil Geci, ka vendosur për herë të parë një billboard me presidentin amerikan, Donald Trump, në Prishtinë.
Siç bëhet e ditur kjo u bë për t’i falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për punën që kanë bërë dhe po bëjnë për Kosovën, njofton Dukagjini.
“Mbrëmë, ekipi i Fadil Gecit me nr. 33 në LDK ka vendosur për herë të parë në Kosovë një billboard me presidentin Trump në Prishtinë, duke i falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për punën që kanë bërë dhe po bëjnë për Republikën e Kosovës, si dhe për miqësinë e përhershme me SHBA-të, ashtu siç thoshte presidenti Rugova”, thuhet në njoftim.