Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pasi komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – kanë votuar për t’u tërhequr nga kjo organizatë, pasi duan të jenë pjesë e një asociacioni të veçuar të komunave me shumicë serbe në vend.
Kryetari AKK-së, Sazan Ibrahimi, në një përgjigje për Dukagjinin u shpreh se përtej kësaj tërheqjeje mbesin të përkushtuar për punë dhe misioni i tyre mbetet i pandryshuar.
“Asociacioni i Komunave të Kosovës AKK është organizatë vullnetare, anëtarësimi në të cilën bazohet në vendimin e lirë dhe autonom të secilës komunë, në përputhje me Statutin e AKK-së dhe parimet e vetëqeverisjes lokale. Misioni I AKK-së mbetet i pandryshuar: përfaqësimi i interesave të komunave të Republikës së Kosovës, fuqizimi i vetëqeverisjes lokale dhe avancimi i shërbimeve për qytetarët, pa dallim partie apo etnie”, u shpreh Ibrahimi për Dukagjinin.

Ibrahimi, mes tjerash, shton se AKK mbetet e përkushtuar të punojë me të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe me partnerët vendorë e ndërkombëtarë për forcimin e demokracisë lokale, transparencës dhe zhvillimit të qëndrueshëm në nivel komunal.
“Gjatë gjithë veprimtarisë së saj, AKK ka qenë dhe vazhdon të jetë platforma kryesore e bashkëpunimit ndërkomunal, duke ofruar: përfaqësim institucional të komunave në nivel qendror dhe ndërkombëtar, mbështetje profesionale dhe ligjore për komunat, ngritje të kapaciteteve përmes trajnimeve dhe kolegjiumeve profesionale, zbatim të projekteve të rëndësishme me mbështetje të partnerëve ndërkombëtarë, shkëmbim të përvojave dhe praktikave më të mira në qeverisjen lokale”, u shpreh Ibrahimi.
Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës