Dita e tretë e fushatës, Abdixhiku mban tubim sot në Obiliq, Fushë Kosovë dhe Prishtinë

Në ditën e tretë të fushatës zgjedhore, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, do të zhvillojë sot takime me qytetarët në Obiliq, Fushë Kosovë dhe Prishtinë.

Sipas njoftimit të LDK-së, Abdixhiku do t’u flasë qytetarëve drejtpërdrejt për vizionin e tij për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe me më shumë shpresë për të ardhmen.

Gjatë këtyre takimeve, LDK do të prezantojë programin e saj qeverisës, si dhe kandidatët nga këto degë, të cilët, sipas partisë, janë figura të njohura, të përkushtuara dhe të gatshme të punojnë me ndershmëri dhe përgjegjësi në shërbim të qytetarëve.

LDK u ka bërë thirrje qytetarëve, familjarëve, miqve dhe aktivistëve që t’i bashkohen këtyre takimeve, të dëgjojnë programin dhe vizionin e partisë dhe të japin mbështetjen e tyre për ndryshimin që, sipas saj, Kosova e pret.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika